Skip to content

E dhimbshme! Dje e varrosi djalin, vjen lajmi i trishtë për nënën e Shpat Kasapit, ja çfarë po i ndodh, flet mikja ngushtë (foto)

Këngëtari i njohur Shpat Kasapi është përcjellë ditën e sotme për në banesën e fundit. Ai ndërroi jetë më 26 nëntor si pasojë e një arresti kardiak në Itali.

Të shumtë kanë qenë ato personazhe publikë që morën sot pjesë në ceremoninë mortore të mbajtur në Tetovë. Pamjet ishin të trishta, teksa familjarët e këngëtarit vajtonin për vdekjen e tij të parakohshme.

Në rrjete sociale, një mike e ngushtë e Gjylymseres, nënës së Shpatit, ka ndarë një mesazh të shkëmbyer së fundmi me të, pasi ndodhet në një tjetër shtet në pamundësi për t’iu gjendur pranë.

LEXO EDHE:  Po arratiseshin nga policia gjermane, aksidentohen rëndë tre shqiptarë

“Te kam gjithmonë ne mendje, Zoti ta lehtësoftë dhimbjen qe e ke”, i shkruan Fatime Ramadani.

Ndërsa Gjylymsere me dhimbje e trishtim i përgjigjet: O Fatimja ime e shtrejtë..! Më ke ndihmuar shumë..! Zoti të shpërbleftë me të mira dhe gëzime..! Mezi jam duke e përballuar humbjen e Shpatit..! Vijnë shumë njerëz dhe më duket se jam në ëndërr..! Të përqafoj..!

“Më duket sikur jam në ëndërr”, mesazhi

Published inNews