Skip to content

E trishtë ne Kosove, 32-vjeçari gjendet i vrare me armë në banesën e tij

Një rast i trishtë ka ndodhur ditën e sotme në Prizren, ku një person u gjet pa shenja jete. Nga rrethanat e para rasti dyshohet të jetë vetëvrasje.

Lajmin për Sinjalin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi.

“Sot, më datë 29.11.2025, rreth orës 13:30, policia ka pranuar informatën se në banesën e tij në rrugën “Rifat Krasniqi” në Prizren, një person është gjetur pa shenja jete.

Në vendngjarje kanë dalë njësitet policore, ku nga dëshmitari – familjar i viktimës – është marrë informacioni se viktima, Xh. B. (32 vjeç), është gjetur pa shenja jete në banesën e tij dhe pranë tij është gjetur një armë.

LEXO EDHE:  Vendimi i fundit, lajm i keq për Thaçin vjen nga Haga

Lidhur me rastin është informuar prokurori dhe hetuesit përgjegjës, të cilët kanë kryer këqyrjen e vendit të ngjarjes dhe mbledhjen e provave e dëshmive”, tha ai.

Tutje bëhet e ditur se në konsultim me prokurorin kompetent, është iniciuar rast “Hetim i vdekjes”.

Published inNews