Skip to content

Ekskluzive – Zbulohet data e vertete, ja kur do të nisë Big Brother Vip Albania 5 (Emrat e konfirmuar)

Big Brother Vip Albania është më afër se kurrë. Media jone ka mësuar edhe datën kur do të startojë edicioni i pestë i reality show-t më të ndjekur në Shqipëri.

Burime ekskluzive bëjnë me dije se BBVA do të startojë më datë 20 dhjetor, vetëm pak ditë para Krishtlindjeve. Për të tretin sezon radhazi, ky program do të drejtohet nga Ledion Liço.

Deri tani janë zbuluar disa emra pretendentë për të qenë banorë në këtë format, ndërsa Vip Magazine ka konfirmuar më herët ekskluzivisht dy prej banorëve, Ardit Murataj dhe Sabina Mete.

LEXO EDHE:  Ndarja nga jeta e Shpat Kasapit bën jehonë në Itali, ja çfarë kane zbuluar mediat italiane

Në media kanë qarkulluar edhe emra të tjerë si Kleoniki Delijorgji, Erik Fullani, Juxhin Plovishti, Vitmar Basha, Robert Aliaj etj.

Ndërsa na ndajnë vetëm pak javë nga nisja e madhe e “Big Brother VIP Albania 5” më 20 dhjetor, tashmë është kristalizuar lista e personazheve që pritet të bëhen pjesë e shtëpisë më të famshme në Shqipëri.

Bazuar në burime të ndryshme, emrat më të lakuar që pritet të ndezin debatet janë dyshja e ish-moderatoreve Enxhi Nasufi dhe Neada Muçaj, të cilat përfliten se do të hyjnë pas një konflikti të bujshëm mes tyre.

LEXO EDHE:  Banorja e famshme e BBVIP Kosova ne gjendje te keqe shendetesore, nderhyjne menjehere...(VIDEO)

Lista vazhdon me emra të njohur të ekranit dhe muzikës:

1. Kristi Lamaj (Këngëtar).
2. Hilda Kërtalli (Content Creator).
3. Renee Reffo (Content Creator).
4. Vitmar Basha (Këngëtar dhe instrumetist).
5. Robert Aliaj Dragot (Artisti i njohur dhe babai i ish-finalistit Kristi).
6. Anxhela Martini (Modelja e famshme, ndonëse mbetet një emër me pikëpyetje për shkak të jetesës luksoze).
7. Juxhin Plovishti (Aktori i humorit në “Portokalli”).
8. Ardi Murataj (Moderator).
9. Sabina Mete (Moderatore).
10. Ina Pashollari (Moderatore).
11. Lore (Lorela Karoshi) (Këngëtare).
12. Valer Kolnika (Ish-banor i “Big Brother” të thjeshtë).
13. Kleoniki Delijorgji (Modele dhe ish-Miss).
14. Jori Mersini (Merret me fushën e imobiliareve).

LEXO EDHE:  Bebe Rexha ben reagimin qe na perlot për ndarjen nga jeta të këngëtarit Shpat Kasapi

Një moment prekës i kësaj liste mbetet emri i këngëtarit të ndjerë Shpat Kasapi, i cili ishte konfirmuar zyrtarisht nga Top Channel si banor i këtij edicioni, por fatkeqësisht u nda nga jeta pak ditë para nisjes.

Published inNEW