Skip to content

Vdekja e 2 femijeve ne Durrres, eksperti u nxjerr skandalin deputeteve te PS! Bejne si te pikelluar, por…

Eksperti i sigurisë rrugore Fatmir Hasho, i ftuar në “Studio 24” me moderatore Ola Bruko, deklaroi se vrasja e 2 fëmijëve në zonën e ish-Kënetës në Durrës, ka ardhur për faj dhe të politikës.

Kjo deklarate vjen vetem disa ore pasi deputetet e partise socialiste, konkretisht Taulant Balla dhe Erion Brace bene si te pikelluar ne sallen e Kuvendin dhe qe kerkonin te ndryshohet Kodi Rrugor, me qellim qe aksidenti me vdekje ne gjendje te dehur te trajtohet si vrasje me dashje.

LEXO EDHE:  E dhimbshme! Ky është 51 vjeçari që u gjet i vdekur në banesë ne Prizren

Por Hasho tha se çdo aksident me pasoja fatale kur drejtuesi është i alkoolizuar duhet të klasifikohet si vrasje, duke kërkuar masa më të ashpra ndëshkimore dhe heqje të përhershme të lejes së drejtimit në këto raste.

Por, sipas tij, kjo kërkesë e ngritur që në vitin 2018 në komisionet parlamentare, nuk u miratua nga deputetët.

Ai theksoi gjithashtu se janë propozuar disa masa ligjore për rritjen e sigurisë rrugore, të cilat nuk kanë marrë mbështetje.

Eksperti shtoi se sjellje të tilla janë në kundërshtim të plotë me rregullat e qarkullimit rrugor dhe normat bazë njerëzore, duke theksuar nevojën për ndërhyrje urgjente ligjore pas ngjarjeve të rënda të fundit.

LEXO EDHE:  E trishte per familjen e Bujar Nishanit, i biri ben postimin dritherues: “U prehsh ne paqe...”

Fatmir Hasho: nuk ka patur asnjë lloj frenimi, 2-3 ditë bënte të njëjtën gjë, i bënte karshillëk zonës ku jetonte. Të gjitha veprimet janë në kundërshtim me normat njerëzore pastaj me rregullat e qarkullimit rrugor.

Leja e drejtimit duhet ti hiqej për gjithë jetën. Kur ja kërkuam ne politikanëve shqiptarë, në 2018 në komisionin parlamentar, bëni atë që bëri Italia në Kodin Penal, që nëse ndodh aksident me vdekje dhe drejtuesi është i dehur quhet vrasje.

Me shumë keqardhje them se 3 propozimet e mia nuk u pranuan. Pra me kete qe thote Hasho, deputetet e PS, Brace e Balla, duket qarte qe nuk e rr*ajne fare per ato qe thone, pasi do e kishin ndryshuar me kohe, por sa here ndodh ndonje tragjedi, bejne si te pikelluar.

LEXO EDHE:  Kthese e madhe nga moti, ja si do mbyllet muaji Maj

Published inLAJME