Skip to content

I FUNDIT, Shperthen lufte e re mes dy shteteve, Trump i pajtoi disa muaj me pare

Tajlanda ka nisur sulme ajrore kundër Kamboxhias këtë të hënë, duke shënuar një përshkallëzim të ri të luftimeve dhe duke vënë në [ikë[yetje planin e paqes të ndërmjetësuar mga Trump dy muaj më parë.

Të dyja palët akuzuan njëra-tjetrën për nisjen e sulmeve të mëngjesit në zonën e kufirit të kontestuar, pas javësh tensioni dhe pezullimit të progresit në implementimin e marrëveshjes së armëpushimit nga Tajlanda.

Zëdhënësi i ushtrisë tajlandeze Ëinthai Suvaree deklaroi se sulmet ajrore kishin synuar “infrastrukturë ushtarake kamboxhiane” në rajonin e Grykës Chong An Ma. Ai tha se operacioni ishte përgjigje ndaj një sulmi kamboxhian që vrau një ushtar tajlandez dhe plagosi shtatë të tjerë.

LEXO EDHE:  Avokatja 26-vjeçare vritet pas padisë për borxhin 95.000 euro, djali e

Në një deklaratë të veçantë, Forcat Ajrore Mbretërore Tajlandeze akuzuan fqinjin se kishte mobilizuar armë të rënda dhe njësi sulmuese, duke paraqitur “kërcënim serioz ndaj zonës kufitare”.

Kamboxhia i mohoi akuzat, duke i cilësuar si “informacion i rremë” dhe duke insistuar se nuk ishte hakmarrë, por kishte vepruar me kujdes për të shmangur përshkallëzimin.

Përplasja e re vjen vetëm disa muaj pas konfliktit pesë-ditor në korrik, i cili vrau dhjetëra njerëz dhe zhvendosi rreth 200,000 civilë në të dyja anët. Në fund të tetorit, Tajlanda dhe Kamboxhia nënshkruan një marrëveshje të zgjeruar armëpushimi në Kuala Lumpur, në prani të Trump dhe kryeministrit malajzian Anëar Ibrahim, pas ndërmjetësimeve të mëparshme telefonike të presidentit amerikan.

Published inLAJME