Skip to content

Vjen LAJMI I MADH, Shqipëria kalon testin e BE! Prisni 26 majin, do…

Shqipëria ka kaluar testin e BE-së duke i hapur kështu rrugën anëtarësimit. Lajmin e raportoi gazetarja e A2 CNN Fjorela Beleshi në një lidhje me Puls me Bruna Çifligun në A2 CNN. Sipas saj të vendet europiane i kanë dhënë dritën jeshile vendit tonë për të vijuar me miratimin e IBAR dhe kalimin e dosjes në Coreper II.

“Në takimin e sotëm, të gjitha vendet kanë dhënë dritën jeshile për të vijuar me miratimin e IBARs, kalimin e dosjes ne Coreper II, i cili sanksionon formalisht mbajtjen e Konferencës Ndërqeveritare, me datë 26 Maj, ku Shqipëria do të përfaqësohet aty nga Kryeministri Rama”.

LEXO EDHE:  URGJENTE! Berisha ne gjendje te renduar shendetesore, u sulmua ne proteste me...

Sipas gazetares së A2 CNN Fjorela Beleshi që prej fundit të shkurtit raporti IBAR ka qenë pjesë e diskutimeve në takimet e grupeve të negocimit të vendeve anëtare të Bashkimit Europian, por ka një ndryshim të madh nga drafti i parë i Komisionit Europian.

“Jemi në draftin e katërt dhe duhet parë para se të miratohet edhe në takimin e ambasadorëve se cili do të jetë drafti apo pozicionet negociuese përsa i përket Shqipërisë për themeloret ku pritet të ketë kritere shtesë ku të gjitha kërkesat apo kriteret e vendeve anëtare janë implementuar në dokument dhe ditën e nesërme pritet vetëm miratimi i raportit të IBAR dhe caktimi i datës 26 maj, një datë e cila është përcaktuar nga presidenca e Bashkimit Europian për Shqipërinë në orën 19:30 është deri më tani të paktën ora ku do të jetë i pranishëm dhe kryeministri Rama. Këtë lajm e kemi konfirmuar edhe me burime nga opozita, nga parlamenti, nga të dyja palët, por mbetet edhe një konfirmim zyrtar që ne i kemi dërguar dhe një kërkesë për informacion Këshillit të Bashkimit Europian, përsa i përket këtij lajmi, por nga informacioni i shpërndarë deri tani duket që kemi një dritë jeshile të vendeve anëtare përsa i përket raportit të IBAR-it”. (A2 Televizion)

Published inLAJME