Skip to content

LAJMI I FUNDIT – Cfare po ndodh sonte ne Durres, banoret bejne veprimin qe nuk pritej per vdekjen e dy femijeve

Dhjetëra banorë janë mbledhur mbrëmjen e sotme para Bashkisë së Durrësit ku dhe ndezën qirinj në kujtim të dy të miturve, Klesi Nikollit dhe Enea Muçajt, që u ndanë tragjikisht nga jeta pas aksidentit fatal të ndOdhur pasditen e 3 majit.

Të pranishmit më të shumtë kanë qenë banorët e zonës së Ish-Kënetës, ku banonin dy të miturit që vdiqën duke lozur me top pasi makina e drejtuar nga 57-vjeçari Nikoll Radaçi i mori përpara dhe i përplasi për vdekje në fillimet e jetës së tyre.

LEXO EDHE:  Pergj*ken rruget ne Tirane! Aksident me vd*kje, nderron jete 57-vjecari

Para bashkisë së qytetiti, qytetarët ndezën qirinj dhe mbajtën një minutë heshtje në shenjë respekti për dy vogëlushët.

Edhe pse nuk kanë pranuar për të folur për mediat prezente, mësohet se ditën e nesërme, të mërkurën e 6 majit, në orën 16:30, banorët do të zhvillojnë protestë.

Marshimi do të nisë nga vendi ku ndodhi ngjarja, në zonën e Ish-kënetës e do të vijojë drejt Bashkisë.

Sakaq, Gjykata e Durrësit ka vendosur masën e sigurisë “arrest me burg” për Nikoll Radaçin, 57-vjeçarin e akuzuar për aksidentin tragjik të ndodhur më 3 maj në Durrës, ku humbën jetën dy të mitur dhe u plagos një tjetër fëmijë.

LEXO EDHE:  E fundit! Procedohet nga forcat e rendit ish drejtori i madh!

Vendimi është dhënë këtë të martë, ndërsa Radaçi është paraqitur para togave të zeza nën masa të rrepta sigurie.

Ngjarja e rëndë u regjistrua mesditën e 3 majit në lagjen nr. 15 të Durrësit. Tre fëmijë po luanin me top në trotuar, kur Radaçi, i cili po drejtonte automjetin në gjendje të dehur, i përplasi me shpejtësi skëterrë.

Si pasojë e goditjes fatale, Enea Muçaj, 12 vjeç, dhe Kleis Nikolli, ndërruan jetë në vend, ndërsa fëmija tjetër, 8 vjeç, arriti të mbijetojë por aktualisht ndodhet në Spitalin e Traumës duke marrë ndihmën e nevojshme mjekësore.

LEXO EDHE:  “Kjo gjë e pabesueshme ndodh 1 herë në 50 vjet”/ Ja cfare ndodhi qe po befason te gjithe…

Sipas të dhënave, rezulton se drejtuesi i mjetit kishte pasur edhe më herët probleme me shkeljet rrugore. Katër vite më parë, atij i ishte pezulluar patenta vetëm për një muaj për tejkalim shpejtësie, ndonëse sipas Kodit Rrugor masa duhej të ishte të paktën tetë muaj.

Published inLAJME