Skip to content

Deklarata e fortë e Fevziut, se kush qendron prapa Elisa Spiropalit. Ylli Rakipi: E di, është…

Blendi Fevziu, i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, duke folur për disidenën që ka shfaqur Elisa Spiropali në PS, deklaroi se nuk e rrezikon Ramën, edhe pse brenda partisë ka pakënaqësi.

Lidhur me Spiropalin, Fevziu deklaroi se ka qenë arrogante dhe shtoi se arroganca vjen ose nga inteligjenca superiore ose nga budallallëku, duke ia lënë publikut të gjykojë se nga i ka ardhur Spiropalit.

Ata deklaruan se pas lëvizjes së Spiropalit, qendron një kolegu i tyre gazetar, që e këshillon.

LEXO EDHE:  “PS është kthyer në mur ku vendosen njoftime...” Shperthen Erion Brace dhe ben kerkesen e forte per Ramen

Por nuk e treguan emrin e tij.

Thjesht thanë se bëhet fjalë për një gazetar të vjetër.

Biseda në studio:

Ylli Rakipi: Meqë e hape vetë, a mund të vijë edhe Elisa Spiropali në pushtet aty (në PS)?

Blendi Fevziu: Nuk besoj sepse do të kërkonte konsensur në parti edhe pse ka pakënaqësi. Edhe pse kam vërejtje për Spiropalin…

Ylli Rakipi: Ajo e shkretë Skënderbe, i ka thënë Ramës dhe ky Mamica…

Blendi Fevziu: Ajo ishte arrogante. Arroganca vjen ose nga inteligjenca superiore ose nga budallallëku.

LEXO EDHE:  E fundit! Veprimet e SHBA-së dhe Izraelit në Iran, Erdogan bën reagimin e fortë

Kishte edhe Kadareja arrogancë por atij i vinte nga inteligjenca. Kur njeriu budallallepset.. Megjithatë Spiropali po artikulon një sërë ideshë politike.

Ylli Rakipi: Edhe me ndihmën e inteligjencës artificiale…

Blendi Fevziu: Jo nuk besoj, kam një fotografi në kokë por nuk e them…

Ylli Rakipi: Eee një nga kolegët tanë!

Blendi Fevziu: Është stili i një njeriu që e njoh prej 40 vjetësh.

Ylli Rakipi: Po po, kolegu ynë.

Blendi Fevziu: Por Spiropali nuk është e paformuar.

Published inLAJME