Skip to content

Veprimi i cuditshëm i Edi Ramës, kryeministri “u bashkohet” protestuesve , çfarë fshihet pas saj (FOTO)

Teksa protestuesit vijojnë për të 26-ën ditë radhazi tubimet e tyre dhe kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama, kreu i qeverisë ka zgjedhur një mënyrë të pazakontë për të tërhequr vëmendje.

Pasditen e kësaj të enjteje, Rama ka ndryshuar fotografinë e profilit dhe imazhin e kopertinës në llogarinë e tij në Facebook, duke vendosur flamingot, simbolin që është identifikuar tashmë gjerësisht me protestën e nisur në mbrojtje të zonës së Zvernecit dhe që përdoret gjerësisht nga protestuesit këto ditë.

Ndërkohë që vëmendje ka tërhequr më së shumti foto e profilit ku në të shihet një flamingo e cila është duke pastruar pendët e saj. A është thjesht një foto, apo mos vallë kryeministri ka dashur të japë një mesazh?

LEXO EDHE:  Kerkohet ndihme per 14 vjecaren, ja cfare i ka ndodhur

Veprimi i PAPARITUR i Edi Ramës, kryeministri “u bashkohet”

Profili i kryeministrit Edi Rama ne Facebook

Protestat të cilat tashmë kanë hyrë në ditën e 26-të, nisën fillimisht me kërkesën për të ndalur ndërtimin e një resorti në zonën e mbrojtur të Zvernecit, një habitat i rëndësishëm ku strehohen mijëra flamingo. Pikërisht nga ky simbol lindi edhe pagëzimi i lëvizjes qytetare si “Revolucioni i Flamingove”.

Megjithatë me kalimin e ditëve lista e kërkesave të protestuesve është zgjeruar, duke përfshirë çështje të tjera që lidhen me qeverisjen, transparencën dhe përgjegjshmërinë politike. Ndër kërkesat kryesore që vijon të artikulohet në protestë mbetet edhe dorëheqja e kryeministrit Edi Rama.

Published inLAJME