Skip to content

Pas Shqiperise, termeti trondit fqinjet, tre lekundje te forta godasin vendin me shume shqiptare

Pas dy lekundejve te njepasnjeshme ne Shqiperi, lëkundja më e fuqishme ishte ajo me magnitudë 4.4 ballë (23 maj) pranë brigjeve të Kasos.

Sipas vlerësimit të rishikuar nga Instituti Gjeodinamik, tërmeti ndodhi 30 kilometra në perëndim të ishullit, me një thellësi fokale prej 9.1 kilometrash.

Tërmeti sipas raportimeve të para ka shkaktuar panik dhe alarm te banorët por nuk ka të lënduar në ishull. Sipas informacioneve, dridhja u ndje edhe në Kretë.

Media greke informon se rreth një orë më vonë, një tërmet me magnitudë 4.0 ndodhi në të njëjtën zonë me një thellësi fokale prej 5.6 kilometrash, dhe në orën 18:48 ndodhi një tjetër tërmet me magnitudë 3.6 ballë i shkallës Rihter.

LEXO EDHE:  Luftë mes Gjermanisë dhe Rusisë? Mesazh i fortë nga Moska: Po vjen FUNDI...

Edhe në këto dy raste nuk pati raportime për të lënduar, teksa po verifikohet për dëme materiale.

Published inLAJME