Skip to content

Zhvillim i papritur në shtëpinë e Big Brother, merret vendimi i rëndësishëm që ndalon televotimin për momentin

Skandalet e njëpasnjëshme dhe thyerja e rregullave në shtëpinë e “Big Brother VIP Albania” kanë sjellë më në fund pasojën më të frikshme për banorët: Zarfin e Zi!

Përmes një njoftimi zyrtar në faqen e tyre, produksioni ka konfirmuar marrjen e masave ekstreme, duke bërë me dije se televotimi i kësaj jave është anuluar.

Kujtojmë se në këtë televotim (të hapur pas Kutisë së Pandorës) ishin pikërisht protagonistët e sherrit të fundit degradues: Greta, Juela, Selin dhe Rogerti.

Ajo që e bën situatën edhe më të tensionuar është fakti se banorët brenda shtëpisë nuk janë ende në dijeni të këtij anulimi dhe masave që po merren.

LEXO EDHE:  E FUNDIT - Pas 24 ore proteste masive, Edi Rama kthen ‘timonin’ per Zvernecin (VENDIMI I FUNDIT)

Ata po vazhdojnë lojën të pavetëdijshëm për stuhinë që i pret.

Të gjitha përgjigjet, arsyet e këtij vendimi drastik dhe ndëshkimet përkatëse—që me shumë gjasa mund të çojnë në skualifikime të menjëhershme—do të zbulohen nga “Vëllai i Madh” gjatë spektaklit të së shtunës mbrëma.

Published inLAJME