Ish-Sekretari i Thesarit të SHBA-së, Larry Summers, do të largohet nga posti tij si profesor në Universitetin e Harvardit në fund të vitit akademik.
Vendimi vjen pasi ai u përfshi në polemika lidhur me marrëdhëniet e tij me financierin e dënuar për krime seksuale, Jeffrey Epstein.
“Kam marrë vendimin e vështirë për t’u tërhequr nga pozicioni im si profesor në Harvard”, tha Summers në një deklaratë aot. “Do të jem gjithmonë mirënjohës ndaj mijëra studentëve dhe kolegëve që kam pasur privilegjin t’i mësoj dhe t’i punoj që kur erdha në Harvard si student i diplomuar 50 vjet më parë.”
Në fund të vitit të kaluar, Summers ishte tërhequr gjithashtu nga detyra të mësimdhënies dhe kishte lënë postin si drejtor i Qendrës Mossavar-Rahmani për Biznes dhe Qeverisje të Harvardit mes një shqyrtimi të lidhjeve të tij me të Epstein, i cili ndërroj jetë në 2019 ndërsa përballej me akuza federale për trafikun seksual.
Zhvillimet vijnë në një kohë kur një seri publikimesh nga Departamenti amerikan i Drejtësisë dhe Komiteti Mbikëqyrës i Dhomës së Përfaqësuesve kanë nxjerrë në dritë miliona dokumente të panjohura më parë, duke tronditur institucione akademike dhe financiare ndërkombëtare, si edhe figura të larta të politikës amerikane.
