Skip to content

Ndryshime te tjera ne Shqiperi, ja levizjet e fundit

Ndryshime në Gardën e Republikës. Siç raportohet, është lëvizur nga detyra drejtori i Planifikimit dhe Kontrollit (DPK), Kryekomisar Arjan Sopiqoti.

Në vend të tij është emëruar drejtues i parë Agim Hila. Po ashtu është larguar Drejtori për Sigurinë e Personaliteteve të Larta Shtetërore (DSPLSH), ndërsa vendi mbetet vakant.

Ndërkohë, pas dështimit të konkurrimit për Drejtor të Përgjithshëm të Gardës, Garda po planifikon ndryshimin e ligjit për ndryshimin e kritereve të emërimit të Drejtorit dhe rikthimin e moshës së daljes në rezervë për gradat e larta: kryekomisari 57 vjeç, Drejtuesi 59 vjeç dhe Drejtuesi i Parë 61 vjeç.

LEXO EDHE:  SPAK ben zbulimin e forte per atentatin e Preng Gjinit! Kush janë ish-kreret e policisë dhe ish deputeti te perfshire ne...

Këto sugjerime po bëhen nga grupet e punës./Top Channel

Published inLAJME