Skip to content

I jepet lamtumira e fundit 15 vjecarit qe u mbyt ne lume

Familja Sadushi në fshatin Orizaj të Beratit ka hapur sot dyert e mortit për t’i dhënë lamtumirën e fundit djalit të tyre të vetëm, 15-vjeçarit Fatjon Sadushi, i cili humbi jetën tragjikisht në ujërat e lumit Osum.

Ndërsa ekspertiza mjeko-ligjore ka konfirmuar zyrtarisht se shkaku i vdekjes ka qenë mbytja, banorët e zonës kanë ngritur akuza të forta ndaj autoriteteve vendore. Sipas dëshmive të tyre, ndërtimi i pritave lumore për parandalimin e përmbytjeve ka ndryshuar morfologjinë e shtratit të lumit. Banorët pretendojnë se këto ndërhyrje kanë krijuar gropa të thella të mbushura me baltë, të cilat janë bërë kurth vdekjeprurës për të miturin, duke ia pamundësuar atij daljen në breg.

LEXO EDHE:  "Çmenden" të moshuarit, sherr i frikshem degradon me goditje thikash! Nje person...

Ngjarja e rëndë ndodhi ndërsa i mituri ishte duke punuar në arë me të atin. Në përpjekje për t’u freskuar nga nxehtësia, 15-vjeçari ka hyrë në rrjedhën e lumit. Në momentin që ka vërejtur se i biri po mbytej, babai është hedhur me shpejtësi në ujë për ta shpëtuar, por për fat të keq, ndërhyrja e tij ka qenë e pamundur për të kthyer në jetë të birin.

Published inLAJME