Skip to content

Askush nuk e mendonte! Ky eshte vendi i Gjirit që nuk preket nga Irani

Deri më tani, i vetmi shtet i Gjirit që ka shmangur goditjet nga raketat iraniane është Omani. Vendi, i cili kishte pritur bisedimet mes iranianëve dhe SHBA-së, shprehu zhgënjimin e tij për veprimin ushtarak. Në Oman ka baza ushtarake amerikane, si në pjesën dërrmuese të vendeve të tjera të rajonit, mirëpo duket se është i vetmi vend i pacenuar nga reagimi i fortë i Iranit.

“Jam i tronditur. Negociatat aktive dhe serioze janë minuar sërish. As interesat e Shteteve të Bashkuara dhe as kauza e paqes globale nuk shërbehen mirë nga kjo,” shkroi ministri i Jashtëm Badr Albusaidi në platformën X.

LEXO EDHE:  Dalin emrat e bashkive të reja! Pazari i fundit Rama-Berisha për bashkitë: Si po ndahet bregdeti në çifliqe

“Dhe lutem për të pafajshmit që do të vuajnë. I bëj thirrje Shteteve të Bashkuara të mos përfshihen më tej. Kjo nuk është lufta juaj”. (A2 Televizion)

Published inLAJME