Skip to content

Nuk meriton te quhet nene! E tmerrshme cfare i ben te birit influencerja e njohur per te marre shikime te videos (VIDEO)

Ngjarje shokuese. Një influencuese ruse ka shkaktuar zemërim të madh në rrjetet sociale, pasi publikoi një video ku fut djalin e saj të vogël brenda një qeseje dhe përdori një fshesë me korrent për të nxjerrë ajrin. Videoja, e cila u përhap me shpejtësi, tregon momentin ku fëmija i tmerruar thërret “mami”, pasi qesja ngushtohet dhe ajri thithet.

Sipas portalit rus Life, influencuesja 36-vjeçare Anna Saparina e mori ngjarjen me shaka. Autoritetet ruse të mbrojtjes së fëmijëve pritet ta thërrasin për sqarime, pasi eksperimenti mund të ketë vënë seriozisht në rrezik jetën e të miturit.

LEXO EDHE:  Fabjola kushërira e tij? E BUJSHME! Reagon për herë të parë regjisori Eduart Grishaj pasi ajo i quajti Arbanen 'k***e'

Reagimet në internet kanë qenë të ashpra, me shumë përdorues që e kanë quajtur Saparina-n “të papërgjegjshme” dhe “jo të denjë për të qenë nënë”.

“Anna Saparina është një abuzuese e neveritshme që duhet të përfundojë në burg për tmerrimin e djalit të saj vetëm për disa klikime”.- shkroi dikush.

Ndërsa një tjetër shtoi: “Kjo është e tmerrshme… Fëmijët nuk duhet të trajtohen si eksperimente!”

Rasti ka rikthyer në vëmendje debatin mbi etikën e “influencerëve familjarë”, të cilët shpesh akuzohen se shfrytëzojnë fëmijët për përmbajtje në platforma si TikTok, Instagram dhe YouTube, duke ngritur shqetësime për sigurinë, privatësinë dhe mirëqenien e tyre.

LEXO EDHE:  ‘Ma ndiente zemra qe…’ Hap v*rrin e djalit pas 42 vitesh

Published inLAJME