Skip to content

Tjeter ngjarje tragjike ne vend pas vrasjes se biznesmenit, nje i ri humb jeten

Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të premte në Berat, ku një 30-vjeçar është gjetur i pajetë në ujërat e lumit Osum, vetëm pak minuta pasi ishte raportuar zhdukja e tij. Viktima është identifikuar si David Shehaj, banues në qytetin e Beratit.

Sipas informacioneve paraprake, trupi i pajetë i të riut u konstatuan nga banorë të zonës, të cilët njoftuan menjëherë policinë dhe shërbimet e emergjencës. Në vendngjarje mbërritën efektivët e policisë dhe grupi hetimor, të cilët nisën menjëherë veprimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

LEXO EDHE:  Ish-banorja e BBV shtatzënë? Lajmi del ne drite: "Nuk e prisja, më ndodhi..."

Burime pranë hetimit bëjnë me dije se deri në këto momente po verifikohen dy pista kryesore: ajo e një ngjarjeje aksidentale dhe mundësia e vetëflijimit. Sipas të njëjtave burime, dyshimet për këtë të fundit janë shtuar edhe nga fakti se 30-vjeçari njihej nga autoritetet si përdorues i lëndëve narkotike.

Ndërkohë, policia po punon për të dokumentuar minutat e fundit të lëvizjeve të viktimës, si edhe për të marrë dëshmi nga familjarë dhe persona që mund ta kenë parë para ngjarjes.

LEXO EDHE:  Me syze të reja, Edi Rama që në mëngjes flet për pensionistët…

Trupi i pajetë është transportuar drejt morgut për ekspertizën mjeko-ligjore, e cila pritet të hedhë më shumë dritë mbi shkakun e vdekjes.

Published inLAJME