Skip to content

Kali u pret rrugen papritur, ciftit qe po udhetonte me motorr! Thuhet se burre e grua (DETAJET)

Një aksident i rëndë ka ndodhur gjatë natës në fshatin Çakrez të Gramshit, ku kanë mbetur të plagosur dy persona.

Sipas informacioneve paraprake, një çift bashkëshortësh po udhëtonte me motor, kur një kalë u ka dalë papritur përpara. Si pasojë, drejtuesi i motorit ka humbur kontrollin e mjetit dhe është rrëzuar në rrugë së bashku me gruan.

Të dy ata kanë pësuar lëndime dhe kanë marrë ndihmën e parë nga shërbimet e policisë së Gramshit dhe ambulanca.

Fillimisht, të plagosurit janë transportuar në Spitalin e Gramshit, ku kanë marrë trajtim mjekësor për rreth një orë.

LEXO EDHE:  E BUJSHME - Kushtetuesja i jep të drejtë Erion Veliajt, ja cfare sapo u komunikua

Por për shkak të plagëve të marra dhe gjendjes së tyre shëndetësore, ata janë dërguar më pas drejt Spitalit të Traumës në Tiranë, ku po marrin kujdesin e nevojshëm mjekësor.

Published inLAJME