Skip to content

Befason këngëtari ikone: Qesha kur po percillnim gjyshen, më frymëzoi për këngë

Këngëtari i famshëm britanik, Harry Styles, ka rrëfyer një moment të sikletshëm nga jeta e tij personale, duke pranuar se kishte qeshur gjatë funeralit të gjyshes së tij. Duke folur për hitin e tij Music for a Sushi Restaurant, ai u pyet se cilat vende, sipas tij, “meritonin” një këngë. Styles u përgjigj me humor se një prej tyre do të ishte një krematorium.

“Më pëlqejnë shumë këngët për kremimin”, tha ai me shaka.

Këngëtari tregoi se gjatë ceremonisë mortore, procesioni u shoqërua me këngën The Long and Winding Road. Titulli i saj (“Rruga e gjatë dhe dredha-dredha”) e bëri të qeshte në atë moment solemn.

LEXO EDHE:  E rende ne Tirane! Hipi ne katin e dyte te QSUT-se dhe u hodh...del arsye tronditese

“Mbaj mend që isha në funeralin e gjyshes sime dhe procesioni shkoi me ‘The Long and Winding Road’ dhe kjo më bëri të qeshja. U ndjeva kaq i papërshtatshëm. Pastaj fillova të mendoja për këngë të papërshtatshme për kremim dhe aty filloi gjithçka”, rrëfeu ai.

Styles u shfaq në Royal Court Theatre për të promovuar albumin e tij të ardhshëm, Kiss All The Time. Ai tha se e ka shijuar shumë procesin e krijimit të këtij projekti. Sipas tij, titulli i albumit të katërt në studio është si një mantër jete.

LEXO EDHE:  VIDEO/ Tre arinj futen në oborrin e shtëpisë së familjes shqiptare, i riu: Hajde këtu...! Me pas ariu u sulet keq dhe...

“Të duash dhe të ecësh nëpër jetë me dashuri, por edhe të bësh një pushim herë pas here për argëtim, mendoj se është një mënyrë shumë e mirë për t’iu qasur jetës. Kjo është ajo që kam ndjerë të bëj vitet e fundit dhe kjo ka sjellë ndryshime pozitive në jetën time,” u shpreh ai.

Shiti shtëpinë në 2015-ën, qytetari në Berat del debitor për dritat në 2026-ën!

London, Sao Paulo, Mexico City, New York City, Melbourne, Sydney

LEXO EDHE:  E pëson edhe Moza: Agai merr këtë vendim të ashpër ndaj saj

Turneu do të përfshijë si të ftuar emra të njohur si Robyn, Shania Twain, Jorja Smith, Jamie xx, Fousheé dhe Skye Newman.

Published inLAJME