Skip to content

Këta janë katër vëllezërit që vdiqën tragjikisht në mëngjesin e sotëm

Një zjarr i fuqishëm që shpërtheu pak para orës 07:00, përfundoi me humbjen e jetës së 4 vëllezërve.

Sipas mediave lokale, zjarrfikësit që u përpoqën të shuanin zjarrin gjetën katër persona të vdekur.

Sipas të njëjtave burime, të ndjerit janë të moshuar që jetonin në kontejner.

Siç raporton Agjencia e Lajmeve të Athinës, këta janë katër familjarë të moshës 69, 75, 83 dhe 88 vjeç, të cilët jetonin në kontejnerin që iu dha atyre 30 vjet më parë, pas tërmetit të madh të Konicës. Kontejneri ishte vendosur në arën e tyre pranë urës së Konicës.

LEXO EDHE:  Selin dhe Gimbo 'përloten' prane krevatit te ketij banori

Sipas fqinjëve, vëllai dhe motrat fatkeqë jetonin në kushte të vështira, pa energji elektrike, dhe herë pas here përballeshin edhe me probleme shëndetësore.

Në këtë kontekst, po shqyrtohet nëse zjarri është shkaktuar nga një qiri apo llambë vaji që është ndezur për të pasur pak dritë, informon “Protothema”

Sipas informacioneve, Mirëqenia Sociale ishte ngarkuar më parë me pastrimin ambienteve.

10 zjarrfikës me pesë automjete u përpoqën të shuanin zjarrin, ndërsa ekipi hetimor i Departamentit të Zjarrfikësve po heton rrethanat e sakta të zjarrit.

Published inLAJME