Skip to content

Perplasje e rende ne vend, dalin raportimet e fundit

Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur këtë të mërkurë, rreth orës 10:00, në vendin e njohur si “Ura e Zezë”, në aksin kombëtar Elbasan-Cërrik.

Sipas informacioneve paraprake, në aksident janë përfshirë dy automjete, të cilat kanë pësuar dëmtime të shumta materiale për shkak të përplasjes së fortë.

Si pasojë e aksidentit, kanë mbetur të plagosur të paktën tre persona, të cilët janë transportuar me urgjencë drejt spitalit për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore.

Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e policisë dhe grupi hetimor, të cilët po punojnë për zbardhjen e plotë të shkaqeve dhe rrethanave të aksidentit.

LEXO EDHE:  PROTESTA\ Policia nuk fal, e pesojne keq 19 persona! Ja cfare dihet deri me tani (Detajet me te fundit)

 

Published inLAJME