Skip to content

Flet per here te pare, TRONDIT gruaja e MC Kreshes per takimin e tij me ish te dashuren Rozana Radi

Bashkëshortja e MC Kresha, Erzina, ka reaguar për herë të parë ndaj komenteve që pushtuan rrjetin pas përballjes televizive të reperit me ish-partneren e tij, Rozana Radi. E ftuar në emisionin Prive By Liberta Spahiu, në rubrikën “Koment për Koment”, ajo tregoi se e ka parë gjithë situatën me shumë qetësi dhe sportivitet.

Një nga komentet që mori më shumë vëmendje në rrjet ishte pyetja: “Qysh bre e le Kreshën me shku te Rozana?”. Por Erzina nuk e pa aspak si diçka problematike, përkundrazi, ajo tha se kjo ishte një lëvizje tipike e reperit për të krijuar bujë mediatike.

LEXO EDHE:  Çfarë ndodhi në BBVA? Kërkohet Zarf i Zi për Mirin (Dalin pamjet)

“Kështu din me e bë vetëm MC Kresha, lajm boom të madh”, u shpreh ajo me humor, duke lënë të kuptohet se nuk ka ndjerë asnjë lloj xhelozie apo pasigurie nga intervista e bashkëshortit të saj.

Erzina zbuloi gjithashtu se e kishte mbështetur plotësisht reperin për pjesëmarrjen në emisionin Goca dhe Gra, madje i kishte thënë vetë: “Do it”. Ajo shtoi se e pëlqen shumë formatin e programit dhe nuk sheh arsye pse të mos e lejojë partnerin të marrë pjesë në një emision të tillë.

LEXO EDHE:  Lefter Koka doli nga burgu, por zihet mat duke… (PAMJET)

Gjatë intervistës u përmend edhe fakti që Rozana Radi ka nisur të ndjekë markën e Erzinës, “Meraki”. Për këtë, ajo pati një reagim pozitiv, duke theksuar se mes tyre ekziston respekt dhe mbështetje si dy gra të pavarura dhe të forta. “Nuk e kam mentalitetin me urrejt ndonjë femër”, deklaroi Erzina, duke mbyllur çdo aludim për tension mes tyre.

Published inLAJME