Skip to content

Vritet Kryetari Rexhep Ismaili, trondit me reagimin urgjent shoqata Cameria, ja cfare dihet…

Me dhimbje të thellë morëm lajmin e ndarjes tragjike nga jeta të mikut tonë, kryetarit të Shoqatës Çamëria dega Sarandë, z. Rexhep Ismaili.

Ai ishte një prej zërave më të palëkundur dhe mbrojtësve më të pakompromis të çështjes çame që në fillimet e demokracisë, në një kohë të vështirë kur presionet dhe paragjykimet ndaj shqiptarëve të Çamërisë ishin të mëdha.

Me guxim, dinjitet dhe përkushtim, ai i bëri ballë çdo vështirësie, duke qëndruar gjithmonë në krah të së vërtetës historike dhe të drejtave të mohuara të shqiptarëve të Çamërisë.

LEXO EDHE:  Gazetari shqiptar ne SHBA trondit per ambasadorin e ri te SHBA që do të vijë në Shqipëri, zbulon kush është ish-gjenerali dhe cfare pritet te…

Roli i tij në mbrojtjen dhe organizimin e veprimtarive për çështjen çame në Sarandë ka qenë i jashtëzakonshëm. Nën drejtimin e tij, Shoqata “Çamëria” dega Sarandë bashkëpunoi ngushtë me Fondacionin Çamëria “Hasan Tahsini” në shumë aktivitete për Çamërinë.

Humbja e tij është një goditje e rëndë jo vetëm për familjen, miqtë dhe bashkëpunëtorët, por për mbarë shqiptarët e Çamërisë dhe qytetarët e Sarandës, të cilët sot ndihen të tronditur dhe të prekur thellë nga kjo ngjarje.

Fondacioni Çamëria “Hasan Tahsini” kërkon zbardhjen sa më të shpejtë të kësaj vrasjeje të rëndë dhe vendosjen para drejtësisë të autorëve.
Në këto momente dhimbjeje, shprehim ngushëllimet më të sinqerta për familjen Ismaili, për Shoqatën Çamëria dega Sarandë dhe për të gjithë ata që e njohën dhe bashkëpunuan me të.

LEXO EDHE:  “Askush nuk më përjashton dot nga partia”, Flamur Noka i ben Salianjit atë që nuk pritej dhe habit gjithë shqiptarët

Qoftë i paharruar kujtimi dhe kontributi i tij.

Published inLAJME