Skip to content

LAJM I MADH! Befason politikani me VENDIMIN historik që ka marrë SHBA për Shqipërinë

“Little Albania” është përfshirë në hartën zyrtare të enklavave të emigrantëve në Nju-Jork (New York), të publikuar nga bashkia e qytetit, duke u renditur mes lagjeve që përfaqësojnë komunitete të ndryshme etnike dhe që kanë luajtur një rol të rëndësishëm në historinë dhe identitetin kulturor të metropolit amerikan.

Lajmin e bëri të ditur kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla i cili informoi se kryetari i bashkisë së Nju-Jorkut, Zohran Mamdani ka shpallur një lagje të quajtur “Little Albania”.

LEXO EDHE:  Vjen lajmi i keq për të gjithë ata që kanë EURO, ja çfarë ka ndodhur

“LAJMI I MIRË! Kryetari i Bashkisë së New York Mamdani ka shpallur një lagje të quajtur “Little🦅🇦🇱Albania”. Ky vlerësim e vendos komunitetin shqiptar aty mes komuniteteve kryesore që kanë kontribuar në historinë, kulturën dhe jetën ekonomike e sociale të metropolit amerikan”, shkruan Balla.

Ky vlerësim, e vendos komunitetin shqiptar aty mes komuniteteve kryesore që kanë kontribuar në historinë, kulturën dhe jetën ekonomike e sociale të metropolit amerikan.

Harta identifikon 30 zona në pesë bashkitë e Nju-Jorkut, të njohura për përqendrimin historik të komuniteteve emigrante. Mes tyre është edhe “Little Albania”, e vendosur në Bronks (Bronx), ku prej dekadash jeton dhe zhvillon aktivitetin e saj një nga komunitetet më të mëdha shqiptare në qytet.

Published inLAJME