Skip to content

Lajm i hidhur, nderron jete aktorja e dashur

Aktorja turke Ece Irtem, nje aktore shume e dasur per publikun dhe e njohur për rolin e saj si “Isil” në serialin “One Love”, ka ndërruar jetë këtë të hënë në moshën 35-vjeçare.

Ajo është gjetur e pajetë mëngjesin e sotëm në banesën e saj, vetëm një ditë pas festimit të ditëlindjes.

Sipas mediave turke, paraprakisht dyshohet se shkak i vdekjes mund të ketë qenë një atak në zemër.

Ece Irtem u diplomua në Departamentin e Operës dhe Performancës Vokale në Universitetin Yaşar, duke u renditur e treta në klasën e saj.

LEXO EDHE:  Serish ngjarje e rende ne rruget e Shqiperise

Gjatë viteve të studimit, ajo pati mundësinë të punonte me emra të njohur sopranoja Aytul Buyuksarac, drejtori i Operas dhe Baletit Shtetëror të Izmirit, tenori Levent Gunduz, Paolo Susanni, Esra Mamac dhe mezzosopranoja Anna Chubuchenko.

Published inLAJME