Skip to content

Limaj befason me përgjigjen se me kë do të hyjë në koalicion

Në medie sot u raportua se NISMA Socialdemokrate dhe Partia Demokratike e Kosovës kanë arritur marrëveshje për të garuar së bashku në zgjedhjet e 28 dhjetorit.

Megjithatë, kryetari i NISMËS, Fatmir Limaj i ka mohuar kategorikisht këto raportime.

I pyetur rreth mundësisë për një koalicion me PDK-në, Limaj theksoi se “jo, nuk ka ndodhur asnjë takim” mes dy partive dhe se pretendimet për dakordim janë të pavërteta.

Limaj për Front Online tha se janë në kontakt me LDK-në për të arritur marrëveshje.

LEXO EDHE:  Vdekja e Shpat Kasapit, kardiologu zbulon si vjen sulmi ne zemer tek moshat e reja, ja si te ruhemi

‘’Siç e keni pa, jemi në kontakt me LDK-në’’, tha Fatmir Limaj.

Published inNEW