Skip to content

Dridhet Rama, diaspora kthehet me makina për të protestuar. Ja sa shumë që janë

Autokolona e Diasporës ka mbërritur në Shkodër pas një udhëtimi të gjatë prej mijëra kilometrash nga vende të ndryshme të Europës, për t’u bërë pjesë e protestës qytetare që pritet të zhvillohet mbrëmjen e sotme në Tiranë.

Dhjetëra automjete të stolisura me flamuj kombëtarë u ndalën për disa minuta në hyrje të qytetit të Shkodrës, ku u pritën nga qytetarë vendas që iu bashkuan nismës. Pjesëmarrësit deklaruan se kanë udhëtuar nga shtete të ndryshme europiane për të marrë pjesë në protestë dhe për të shprehur mbështetjen e tyre ndaj kauzës së protestuesve.

LEXO EDHE:  I FUNDIT - Shperthim i fuqishem ne Durres, humb jeten i riu, dalin detajet dhe emri

Gjatë ndalesës në Shkodër, autokolonës iu bashkuan edhe qytetarë të shumtë të zonës, duke e shtuar më tej numrin e pjesëmarrësve. Më pas, kolona vijoi rrugën drejt kryeqytetit, ku pritet t’i bashkohet protestës së paralajmëruar për t’u zhvilluar në orën 19:00 në shesh.

Pamjet nga autokolona tregojnë një pjesëmarrje të konsiderueshme të shqiptarëve të ardhur nga diaspora, të cilët kanë zgjedhur të jenë të pranishëm në këtë tubim qytetar.

Published inLAJME