Skip to content

Aksidenti tragjik që tronditi gjithë Shqipërinë! Kreu i policise shkund Durresin, merr masa drastike ndaj…

Vetëm një ditë pas aksidentit tragjik ku humbën jetën 2 të miturit për shkak të shkeljes së rregullave të qarkullimit nga shoferi 57-vjeçar Nikoll Radaçi, janë pezulluar nga detyra përkohësisht drejtori Afrim Tafa, zëvendësdrejtori Zija Sulaj dhe shefi i Policisë Rrugore, Kreshnik Skëndo në komisariatin e Durrësit.

Lajmi për pezullimin e “3 kryesorëve” të bluve të Durrësit ëshë konfirmuar ditën e sotme nga grupi hetimor.

Ndërsa bëhet me dije se treshja do të jetë e pezulluar nga puna për performancë të dobët në përmbushjen e detyrave.

LEXO EDHE:  Tragjike në Greqi! Fëmija 18 muajsh i shqiptarit sulmohet për vdekje nga qeni pitbull, thuhet se ai po...

Po ashtu raportohet se përkohësisht në krye të Policisë së Durrësit do të jetë Ervin Hodaj.

Sakaq, kryepolici Skënder Hita së bashku me një grup hetimor të ngritur po vijojnë hetimet në lidhje me zbardhjen e plotë të rastit.

Nga ana tjetër, mëngjesin e sotëm u konfirmua se shoferi 57-vjeçar Nikoll Radaçi, është ndëshkuar më parë për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor, konkretisht për parakalim të gabuar, në vitin 2020, dhe për tejkalim të shpejtësisë, dy herë, me pezullim të lejes së drejtimit nga 1 muaj, në vitin 2022.

LEXO EDHE:  Sapo u bë nënë! Babai i ministres së Edi Ramës përplaset për vdekje nga makina, arrestohet me urgjencë…(foto)

Njoftimi i Policisë:

Nisur nga aksidenti shumë i rëndë i ndodhur dje, në qytetin e Durrësit, si pasojë e të cilit humbën jetën 2 të mitur dhe u dëmtua një tjetër, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Drejtues Madhor Skender Hita, në zbatim të Rregullores së Policisë së Shtetit, ka pezulluar nga detyra, për performancë të dobët në përmbushjen e detyrave:

-Drejtorin e Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës, Drejtues Afrim Tafa;

-Zëvendësdrejtorin për Rendin dhe Sigurinë Publike të DVP Durrës, Kryekomisar Zija Sulaj;

-Shefin e Sektorit të Policisë Rrugore të DVP Durrës, Kryekomisar Kreshnik Skëndo.

LEXO EDHE:  Aksident me bilanc tragjik! Humbin jetën bab’ e bir, ja si ndodhi ngjarja

Gjithashtu, menjëherë pas ngjarjes, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit urdhëroi Drejtorinë e Policisë Rrugore për të ngritur një grup ekspertësh të cilët shkuan në vendngjarje për të analizuar shkaqet dhe rrethanat e aksidentit.

Ndërkohë, Drejtoria e Standardeve Profesionale në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit ka nisur hetimin disiplinor për të vlerësuar nëse ka apo jo përgjegjësi në radhët e punonjësve të Policisë, për këtë rast.

Published inLAJME