Skip to content

E TMERRSHME në spital, gjendet qese me kocka njerëzore në koshin e mbeturinave

Greqi – Një ngjarje shqetësuese u regjistrua mëngjesin e së enjtes në ambientet e Spitalit të Përgjithshëm të Karditsës, pasi në një kosh mbeturinash në oborrin e jashtëm u gjet një qese që përmbante eshtra njerëzore.

Menjëherë pas zbulimit të rastit, në vendngjarje mbërriti policia greke, si dhe një prokuror për të mbikëqyrur hetimet dhe për të sqaruar rrethanat në të cilat u gjet qesja, si dhe mënyrën se si eshtrat përfunduan në atë vend.

Mobilizimi i autoriteteve u bë edhe me urdhër të ministrit grek të Shëndetësisë, Adonis Georgiadis, me qëllim zbardhjen sa më të shpejtë të ngjarjes.

LEXO EDHE:  E pabesueshme/ Zbulohet numri i protestuesve mbrëmjen e djeshme në Tiranë

Sipas informacioneve të fundit, vlerësimet paraprake të policisë tregojnë se eshtrat janë hedhur në kosh rreth orës 09:00 të mëngjesit dhe dyshohet se janë marrë nga varrezat pranë spitalit

Published inLAJME