Detaje të reja kanë dalë nga ngjarja e rëndë në qytetin e Shkodrës, ku një 27-vjeçar i dha fund jetës duke u hedhur nga pallati.
Bëhet fjalë për Brisildo Stankoja, i cili këtë mërkurë vendosi që t’i japë fund jetës duke u hedhur nga një pallat në lagjen Rus. I riu humbi jetën në vendngjarje për shkak të plagëve të marra.
Kanë qenë banorët që e kanë gjetur Stankon, teksa kanë mbetur të shokuar nga ngjarja tragjike. Ende nuk dihen arsyet që e çuan të riun drejt aktit ekstrem, ndërsa familjarë dhe të afërm të tij kanë reaguar të prekur në rrjetet sociale.

Vetëvrasja e të riut, vjen pak ditë pasi 19-vjeçarja Prayla Key Troplini i dha po ashtu fund jetës duke u hedhur nga pallati në Durrës.
Këto raste kanë ngritur shqetësime mbi gjendjen emocionale dhe mendore të të rinjve dhe nevojën për të marrë trajtim mjekësor në kohë.
