Skip to content

Ngjarjet e fundit ne Iran, Ministria e Jashtme njoftim te rendesishem shtetasve shqiptarë në Izrael

Pas sulmeve të përbashkëta të Shteteve të Bashkuara dhe Izraelit në Iran, Ministria e Punëve të Jashtme të Shqipërisë u bën thirrje qytetarëve shqiptarë në Izrael të tregojnë kujdes dhe të ndjekin me vëmendje njoftimet zyrtare.

Në një njoftim për shtyp, MPJ bën të ditur se situata konsiderohet e jashtëzakonshme dhe kërkohet nga qytetarët shqiptarë të ndodhur në Izrael të tregojnë kujdes të shtuar, të djekin me vëmendje njoftimet zyrtare dhe të respektojnë udhëzimet e sigurisë së autoriteteve vendore.

LEXO EDHE:  Lëvizje te bujshme në qeveri, Rama ben dy emerime te fuqishme ne qeveri, kush vjen dhe kush iken

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Ambasada Shqiptare në Tel Aviv po monitorojnë nga afër zhvillimet dhe janë në dispozicion të qytetarëve shqiptarë.

Për çdo situatë emergjente, qytetarët shqiptarë mund të kontaktojnë në numrat:

+972549042813

+972544806601

MPJ nënvizon se këto kontakte duhet të përdoren vetëm nga qytetarët në Izrael dhe nuk mund të ofrojnë informacion për median.

Njoftimi i plotë:

Në vijim të situatës së jashtëzakonshme u bëjmë thirrje të gjithë qytetarëve shqiptarë që ndodhen në Izrael të tregojnë kujdes të shtuar, të ndjekin me vëmendje njoftimet zyrtare dhe të respektojnë udhëzimet e sigurisë së autoriteteve vendore.

LEXO EDHE:  Për dy vite rrobat e zeza nuk u “ndanë” nga trupi i saj! Gruaja e Gerti Bogdanit merr vendimin e madh për jetën e saj, tashmë kam vendosur të

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Ambasada Shqiptare në Tel Aviv, po ndjekin nga afër zhvillimet. Njoftojmë se Ambasada Shqiptare në Tel Aviv është në dispozicion të plotë të qytetarëve tanë të ndodhur në Izrael dhe është në komunikim të vazhdueshëm me autoritetet vendase.

Për çdo nevojë emergjente, qytetarët shqiptarë që gjenden në Izrael, janë të lutur të kontaktojnë në numrat:
+972549042813
+972544806601

Lutemi, kontaktet e emergjencës të përdoren vetëm nga qytetarët e ndodhur në Izrael. Këto kontakte nuk do të mund të japin informacione për median.

LEXO EDHE:  Sulmohet gjatë protestës gazetari i njohur

MEPJ do të vijojë të informojë në mënyrë të rregullt për çdo zhvillim të mëtejshëm.

Published inLAJME