Skip to content

Ministri Murati jep një lajm të mirë

Ministri i Ekonomisë, Hekuran Murati, ka njoftuar për një arritje historike në fushën e financave publike në Kosovë. Sipas tij, Administrata Tatimore e Kosovës (ATK) ka arritur për herë të parë të mbledhë mbi 1 miliardë euro tatime brenda një viti fiskal.

Ky rekord është shënuar më 16 dhjetor, pra ende pa përfunduar viti fiskal, duke dëshmuar rritje të konsiderueshme të performancës në mbledhjen e tatimeve dhe formalizimin e ekonomisë.

Murati theksoi se brenda vetëm pesë viteve, mbledhja e tatimeve është më shumë se dyfishuar, nga 467 milionë euro në mbi 1 miliardë euro, çka sipas tij paraqet një sukses të rëndësishëm institucional dhe ekonomik.

LEXO EDHE:  E rëndë në Shqiperi! Prag tragjedie, e moshuara hipen mbi pallatin e larte dhe...

Po ashtu, ministri bëri të ditur se gjatë kësaj periudhe janë shënuar rritje edhe në tregues të tjerë ekonomikë. Qarkullimi i bizneseve është rritur nga 12 miliardë euro në 25 miliardë euro, fitimi i korporatave nga 900 milionë euro në 2.3 miliardë euro, ndërsa numri i vendeve të punës ka arritur nga 350 mijë në 435 mijë.

“Edhe një lajm i mirë”, ka shkruar Murati, duke e cilësuar këtë sukses si dëshmi të zhvillimit ekonomik dhe forcimit të kapaciteteve shtetërore në menaxhimin e financave publike.

Published inLAJME