Skip to content

“Pse u ndave me babin?”/ Sara Hoxha tregon pyetjen më të vështirë që ka marrë nga Poem dhe përgjigjen që i dha!

Sara Hoxha ka qenë së fundmi e ftuar në një intervistë për X Media, ku ka folur hapur për jetën e saj personale dhe raportin me vajzën e saj, Poem.

Gjatë bisedës, ajo u pyet se cila ishte pyetja më e vështirë që e vogla i kishte bërë deri më tani, duke ndarë një moment mjaft delikat dhe emocional për të si nënë.

Sara tregoi se pyetja më e vështirë e vajzës kishte lidhje pikërisht me ndarjen e saj nga reperi i njohur, Ledri Vula. “Një pyetje shumë e vështirë që Poi më bëri para pak kohësh është se pse jam ndarë unë dhe Ledri,” ka rrëfyer ajo gjatë intervistës.

LEXO EDHE:  E PAPRITUR, Vjen reagimi i forte i Bashkimit Europian per Sali Berishen

Më tej, ajo shpjegoi se zgjodhi t’i përgjigjej me sinqeritet dhe me një gjuhë të thjeshtë që një fëmijë mund ta kuptojë.

Ajo i kishte thënë vajzës se marrëdhënia nuk po funksiononte dhe se prindërit nuk po merreshin vesh më me njëri-tjetrin.

Megjithatë, fëmija kishte këmbëngulur me një tjetër pyetje plot shpresë: “Po ju mund ta rregulloni?”.

Përgjigjja e Sarës ishte e prerë, por e mbushur me kujdesin e nevojshëm për ta bërë vajzën të ndihej e sigurt.

Ajo i shpjegoi se kishin tentuar ta rregullonin raportin, por nuk kishte funksionuar, duke theksuar se ky ishte vendimi më i mirë për të gjithë, përfshirë vetë vajzën, atë dhe Ledrin.

LEXO EDHE:  E fundit, U tha se Evropa dha 'drite jeshile', Edi Rama del me mesazhin urgjent

Në përfundim të kësaj teme, Sara vuri theksin te rëndësia e komunikimit të hapur me fëmijët në raste të tilla.

Ajo u shpreh se më e rëndësishmja ishte që vajza e kuptoi situatën. Sipas saj, sa më qartë t’i shpjegohet një fëmije për ta perceptuar dhe pranuar realitetin, aq më e shëndetshme është për të, duke shmangur lënien e pikëpyetjeve në mendje që mund ta rëndojnë psikologjikisht apo ta lënë pa gjumë.

Published inLAJME