Skip to content

Ne Shqiperi po vijne drejt ‘zhdukjes’: Deri në 2050 pritet të “mos jenë” gati gjysma e moshës 15-24 vjeç

Shqipëria ka hyrë në një periudhë të ashpër të zhvillimeve demografike, duke u renditur në katër vendet e para në botë sa i takon tkurrjes së numrit të të rinjve, së paku deri në vitin 2050.

Situata alarmante u pasqyra në një dokument të fundit për të rinjtë nga Divizioni i Popullsisë në Kombet e Bashkuara, në të cilin thuhet se Shqipëria pritet të humbasë pothuajse 43% të grupmoshës 15-24 vjeç nga 2025-2050.

Në vitin 2000, Shqipëria numëronte mbi gjysmë milion të rinj (544 mijë), ndërsa pas dy dekadash e gjysmë, kjo shifër do të arrijë në vetëm 195 mijë, duke vënë në dilemë ekzistencën ekonomike dhe shoqërore të vendit.

Presidenti i Bolivisë shpall gjendjen e jashtëzakonshme, shkak protestat masive në vend prej më shumë se 50 ditësh
Akuza nga Tel Avivi: Marrëveshja e Trumpit me Iranin vulos një humbje strategjike për Izraelin

Kombet e Bashkuara vërejnë se në 225 vende të botës, Shqipëria klasifikohet e treta pas Kinës dhe Ukrainës për tkurrjen e numrit të të rinjve në tri dekadat në vijim.

LEXO EDHE:  SPAK arreston dy persona te fuqishem, dalin detajet e renda dhe emrat

Krahasimi global e nxjerr Shqipërinë në një pozitë më të rëndë se edhe Japonia apo Italia, simbolet botërore të plakjes. Ndërsa Japonia po humbet vetëm 28% të rinisë së saj, Shqipëria po e bën këtë me një ritëm pothuajse dy herë më të shpejtë, duke djegur etapa demografike që kombeve të tjera u kanë marrë shekuj, sipas të dhënave OKB-së.

Përkeqësimi bëhet edhe më agresiv për shkak se të rinjtë do të bëhen një grup shumë i vogël në raport me popullsinë totale. Në vitin 2000, Shqipëria kryesonte Europën për popullsinë e re në moshë, ku 15-24-vjeçarët zinin 17.2% të popullsisë totale.

Në vitin 2025, ata zunë vetëm 13,6%, ndërsa në vitin 2050 pritet të jenë vetëm 11.3%, sipas projeksioneve të OKB-së. Kjo rënie e vendos Shqipërinë në zonën e kuqe të vendeve që po konsumojnë të ardhmen përpara se ajo të mbërrijë.

Studimet kombëtare kanë verifikuar se tkurrja e numrit të të rinjve ka emigrimin si faktor themelor, që më pas ngushton bazën e lindjeve për dekadat në vijim.

LEXO EDHE:  Plas ‘sherri’ keq mes Arbana Osmanit dhe gazetarit të njohur? Dalin fotot

Profesor Ilir Gëdeshi, i cili prej vitesh studion fenomenet demografike dhe emigrimin në vendin tonë, këto ditë publikoi një kërkim rreth prirjeve aktuale të emigrimit.

Z. Gëdeshi thotë se tendencat e reja tregojnë se, Shqipëria ka kaluar, nga një emigrim masiv i motivuar nga mbijetesa drejt një emigrimi gjithnjë e më selektiv dhe strukturor, i cili po prek në mënyrë disproporcionale të rinjtë dhe shtresat më të arsimuara të popullsisë.

Pasojat e këtij modeli të ri emigrimi, tha ai, po reflektohen në tkurrjen dhe plakjen e popullsisë, në mungesat në rritje të fuqisë punëtore, veçanërisht asaj të kualifikuar, në frenimin e konsumit dhe në thellimin e një sërë problemesh sociale.

“Emigrojnë kryesisht të rinjtë. Janë dy grupe. Janë një pjesë që sapo përfundojnë shkollën e mesme, shkojnë për studime. Ata shkojnë në Gjermani dhe Itali.

Ndërsa ata që mbarojnë universitetin shkojnë në Gjermani. Këta që janë 18 vjeç e sipër shkojnë për studime universitare dhe për të mos u kthyer, ndërsa këta që përfundojnë universitetin këtu marrin diplomat dhe ikin. Ky është një fenomen”, – është shprehur te “Studimi i prirjeve aktuale të migrimit në Shqipëri” të zotit Gëdeshi, Mirela, pedagoge në Vlorë.

LEXO EDHE:  'Zot mba doren'! Tjeter tërmet i fuqishëm, banorët nen panik braktisin urgjent banesat

Ndërsa shumë vende në Europë po mbajnë balancën përmes politikave të tërheqjes së emigrantëve, Shqipëria po luan ende rolin e donatorit të burimeve njerëzore.

Shqetësimi që shtrohet nuk është më se si do të rritet ekonomia, por si do të mbijetojë vendi ynë, i cili deri në vitin 2050 do të ketë humbur gjysmën e të rinjve të sotëm, duke bërë që Shqipëria të përballet me provën më të vështirë të historisë së saj moderne.

Nëse trendi nuk përmbyset me masa urgjente, viti 2050 do ta gjejë Shqipërinë me shkolla të zbrazura, biznese pa punëtorë dhe një shoqëri që numëron ditët e fundit të vitalitetit të saj./Marrë me shkurtime nga Monitor

Published inLAJME