Skip to content

Njoftim i rendesishem per banoret e ketyre zonave ne Tirane

Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë njofton të gjithë banorët e Tiranës dhe zonave përreth, se ditën e shtunë do të ketë kufizim të qarkullimit në zonën e njohur si rrethrrotullimi i Casa Italias, Institutit, Astirit dhe rrugës dytësore.

Në kuadër të koncertitet të këngëtarit Kanye West, që do të zhvillohet më datë 11.07.2026, në Kashar, Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë njofton qytetarët se do të ketë kufizime të përkohshme të qarkullimit të mjeteve, si më poshtë:

-Nga ora 07:00 deri në orën 24:00, do të ndalohet qarkullimi në aksin dytësor të autostradës “Durrës–Tiranë”, nga “Eiffeli” deri te “Casa Italia”. Sqarojmë se ky segment do të funksionojë vetëm me sens daljeje, për subjektet;

LEXO EDHE:  Qeveria paralajmëroi rritje pensionesh brenda korrikut, ja sa do të jetë vërtetë shuma që do të përfitojnë

-Nga ora 07:00 deri në orën 24:00, do të ndalohet qarkullimi në korsinë e daljes së autostradës “Durrës–Tiranë”, në rrethrrotullimin e “Casa Italia-s”;

-Nga ora 12:00 deri në orën 24:00, do të ndalohet qarkullimi në segmentin “”Casa Italia” – rruga “Pavarësia” – rruga “Sokrat Miho””;

-Nga ora 12:00 deri në orën 24:00, do të ndalohet qarkullimi në segmentin “Rruga “Sokrat Miho” – rruga “Kasem Shima” – rruga “7 Nëntori””, i cili do të funksionojë vetëm me sens daljeje.

LEXO EDHE:  Nxorri sekretin e Brikenës dhe Big-ut ? Del deklarata! A e humbi Mateo shansin e fitores së BBVA 5?

Gjithashtu, nga ura e Institutit deri tek “Casa Italia” mund të ketë bllokime të pjesshme të qarkullimit të automjeteve, në varësi të fluksit të pjesëmarrësve, me qëllim menaxhimin e trafikut dhe garantimin e zhvillimit normal të aktivitetit.

Gjatë intervaleve të mësipërme, akses në zonat e kufizuara do të kenë vetëm mjetet e Emergjencës dhe mjetet e Policisë së Shtetit.

Policia e Tiranës kërkon mirëkuptimin e qytetarëve dhe fton drejtuesit e mjeteve të planifikojnë lëvizjen e tyre, duke përdorur akse alternative dhe duke zbatuar udhëzimet e shërbimeve të Policisë.

Published inLAJME