21-vjeçarja, e cila denoncoi mjekun Nikolla Nunka se e ka ngacmuar seksualisht gjatë një kontrolli mjekësor, ka bërë një deklaratë tronditëse.
Ajo ka rrëfyer se Nunka, gjatë kohës që ajo po hiqte pizhamet, i ka thënë se ndihej mirë dhe më pas e ka puthur.
Sipas saj, në momentin që kirurgu 72-vjeçar po e kontrollonte për infeksion vaginal, ai nuk ka kryer lëvizjet e duhura për një mjekim normal, ndërsa deklaron se ka mbetur e shtangur nga veprimet e tij.
Dëshmia e 21-vjeçares: Në orën 6 u paraqita me gjyshen në dhomën e mjekimit të atij doktori. Kur po hiqja pizhamet dhe mbathjet, ai u afrua pas meje dhe më thoshte: ‘Shiko sa mirë jam, kam marrë ngjyrë në fytyrë’, dhe më pas më mori nga fytyra dhe më puthi. Pastaj vazhdoi me aplikimin e kremit.
Unë u shmanga kur më puthi dhe mbeta pa fjalë. Më pas vazhdoi me kremin për infeksionin vaginal dhe më thoshte të rrija në atë pozicion, ndërsa lëvizjet e gishtave nuk ishin të duhura për një mjekim, ashtu si edhe pozicionet. Unë u shmanga dhe më pas mbaroi vizita. Dola me gjyshen dhe u ktheva në dhomë.
Më kishte thënë të paraqitesha të hënën në orën 08:00 dhe në orën 18:00, që të aplikonte kremin dy herë në ditë.
Ndërkohë, një tjetër qytetare ditën e djeshme ka denoncuar mjekun në fjalë për ngacmim seksual.
