Skip to content

Nxorri sekretin e Brikenës dhe Big-ut ? Del deklarata! A e humbi Mateo shansin e fitores së BBVA 5?

Këto momente janë shpërndarë në rrjetet sociale nga aktori Jul Deda, i cili ka dhënë një analizë të tijën rreth situatës.

Gjatë këtij diskutimi, Miri e pyet Mateon drejtpërdrejt mbi ndjenjat e tij dhe e këshillon që të mos e lërë raportin të ftohet. Megjithatë, përgjigjja e Mateos shërbeu si një konfirmim për Mirin se e gjithë situata mund të ketë qenë thjesht në funksion të lojës. Biseda mes tyre u zhvillua konkretisht kështu:

Miri: “Ke rënë në dashuri?”
Mateo: “Kam ndjenja, po.”
Miri: “Ke ndjenja? Merru me atë gocën pra se iku.”
Mateo: “E fitoi ajo nominimin.”
Miri: “Aa, e ka bërë për nominim. Këta e pranojnë vetë, e ka bërë për nominim, çfarë turpi.”

LEXO EDHE:  Aksident i frikshëm në autostradë. ka shume makina te perplasura rende (VIDEO)

Nisur nga këto pamje, Jul Deda ka publikuar komentin e tij duke e cilësuar përgjigjen e Mateos si një zbulim të pavetëdijshëm të strategjisë së Brikenës.

“Tani që Mateo ka ndjenja për Brikenën kjo as nuk diskutohet por problemi është shumë i sinqertë. Sinqeriteti i tepërt i Mateos nxjerr bllof Brikenën që do të thotë Mateo në një farë mënyre pranon që Brikena e ka bërë këtë gjë për nominim që do të thotë është afruar për Mateon, ka deklaruar pëlqim sa për të kaluar nominimin dhe këtë Mateo e pranon me gojën e vet.”

LEXO EDHE:  Del deshmia tronditese per tragjedine ne Durres, femija i katert qe lozte me ta, i thirri se po u vinte makina, por... (VIDEO)

Kujtojmë se afrimiteti mes Brikenës dhe Mateos nisi të theksohej dukshëm vetëm gjatë ditëve kur ajo ishte në një nominim kokë më kokë me Gimbon.
Menjëherë pasi i mbijetoi eliminimit, ajo deklaroi se shenjat e tyre të zodiakut nuk shkojnë dhe se ai preferon të qëndrojë me të tjerë, përpara se t’i kërkonte sërish pajtim pak orë më vonë përmes gishtit të vogël në dhomën e gjumit.

Published inLAJME