Skip to content

Dalin bisedat e fshehta të produksionit! Nga takimet natën te fituesi i paracaktuar/ Si Moza ua prishi çdo parashikim (Foto)

Një bisedë private e shpërndarë në rrjetet sociale ka ngritur dyshime mbi rregullat e izolimit dhe vërtetësinë e ngjarjeve në “Ferma VIP”.

Në mesazhet e publikuara, një qytetare pretendon se partneri i saj punon në produksionin e emisionit dhe ka zbuluar disa detaje mbi takimet e fshehta të banorëve dhe strategjinë e çmimit të madh.

Sipas këtyre shkrimeve, takimet me familjarët dhe marrja e informacioneve nga jashtë përmes Agait janë të shpeshta.

Konkretisht, pretendohet se partneri i Sarës, Darti, ka hyrë në fermë pas sfidës së saj me Bujakën, i shqetësuar për shkak të një sëmundjeje të mëparshme të moderatores. Gjatë këtij takimi, Sara i ka sqaruar se gjithçka ishte pjesë e lojës dhe burimi pretendon se ata kanë kaluar edhe natën bashkë.

LEXO EDHE:  Drejtori i larte i qeverise ben kallezimin e forte ne polici: "Rama" me mori video... Me kerkoi 60 mije euro per.... Zbardhen detajet e plota

Në mesazhe përmendet edhe arsyeja se pse Blerina nuk penalizohet apo nuk nxirret në nominim. Sipas denoncimit, ajo ka lidhje të forta jashtë, duke qenë shoqe me kunatin e Sarës.

Sa i përket finales, në bisedë thuhet se plani fillestar i produksionit ishte që fitorja t’i jepej Sarës, por situata ndryshoi për shkak të popullaritetit të madh që Mimoza Ahmeti ka fituar te publiku.

Kjo gjë ka bërë që edhe banorët e tjerë të marrin informacion për famën e Mozës jashtë.
Deri më tani, nga ana e produksionit nuk ka pasur asnjë reagim zyrtar për të konfirmuar ose mohuar vërtetësinë e këtyre mesazheve që po shpërndahen në faqet e fansave.

Published inLAJME