Skip to content

Lefter Koka doli nga burgu, por zihet mat duke… (PAMJET)

Pas katër viteve në burg, që prej 14 dhjetorit 2021, ish-ministri i Mjedisit Lefter Koka është tashmë i lirë.

Vendimi i gjyqtarit të GJKKO, Bib Ndreca, e ka shuar pengesën e fundit të Lefter Kokës drejt lirisë, masën e sigurisë për inceneratorin e Fierit.

Që nga dhjetori i vitit të shkuar, ish-ministri tashmë shijon lirinë e tij, pranë familjes. Paparaci ynë i ka shkrepur disa foto, që tashmë tregojnë rutinën e re të ish-ministrit. Në një nga kafenetë e Tiranës, Koka ka shijuar disa momente me një mikun e tij.

Tashmë, ai preferon që të ketë një pamje disi më të relaksuar, duke hequr dorë nga veshjet klasike që politika i impononte.

LEXO EDHE:  Lajmi i fundit per protesten ne Zvernec, merret vendimi ekstrem per pronen ku do investohet

I veshur me pantallona xhinse dhe një triko ‘casual’, Koka shfaqet tërësisht ndryshe nga imazhi që ishim mësuar ta shikonim në politikë.

Published inLAJME