Pas vrasjes se punonjesit te policise ne Korce, gjate perplasjes me arme me nje person te rrezikshem, disa lajme qarkulluan ne rrjet, se qeveria Rama menjehere kishte urdheruar te perfitonte nga kjo tragjedi.
Mediat raportuan se zyra e marredhenieve me publikun ne Kryeministri kishte kerkuar nga portalet qe mbeshtesin qeverine te bejne sa me shume lajme per policin e vrare dhe te organizojne sa me shume debate dhe intervista qe te largohej vemendja nga protesta per Zvernecin.
Keto lajme duket se kane shkuar dhe ne vesh te familjes se policit te vrare, e cila ne oret e vona te nates ka marre nje vendim, duke dale keshtu jo vetem kunder policise, por edhe qeverise.
Burimet prane familjes thane se ndryshe nga sa ishte kerkuar, efektivi i Policisë së Shtetit, Enea Mekolli, i cili humbi jetën në krye të detyrës gjatë operacionit policor në fshatin Bode ne Maliq, do të prehet në varrezat e fshatit të tij të lindjes.
Megjithëse statusi i “Dëshmorit të Atdheut” parashikon varrimin në Varrezat e Dëshmorëve, familja ka kërkuar që ceremonia e varrimit të zhvillohet në vendlindjen e tij.
Sipas familjarëve, kjo kërkesë lidhet me faktin se ata kanë humbur më herët edhe një djalë tjetër nga një sëmundje e rëndë, gjithashtu efektiv policie.
Dëshira e familjes është që dy vëllezërit të prehen pranë njëri-tjetrit. Homazhet në nderim të Enea Mekollit do të zhvillohen të premten në orën 12:00 në Pallatin e Kulturës Pogradec, ndërsa ceremonia e varrimit do të mbahet në orën 14:00 në fshatin e tij të lindjes Blace.Top Channel
