Turqia lindore u godit nga një tërmet me magnitudë 5.6 kë të të mërkurën, njoftuan shërbimet e emergjencës. Mësohet se epiqendra e tërmetit ishte Battalgazi në provincën Malatya në orën 9 të mëngjesit dhe thellësia ishte 7 kilometra, njoftuan të autoriteteve turke. Ky eshte termeti i dyte i fuqishem pas atij qe goditi diten e djeshme ne Peru.
Tërmeti u ndje edhe në provincat fqinje, përfshirë Kahramanmaras, Diyarbakir, Elazig, Kayseri dhe Sivas, si dhe në provincat kufitare si Adiyaman dhe Sanliurfa.
Nuk pati raportime për dëme, megjithëse autoritetet vazhduan të vlerësojnë situatën në zonat e prekura. Ndësa imazhet televizive treguan shkolla që evakuoheshin dhe banorët që nxitonin jashtë godinave të panikosur.
Guvernatori i Malatya-s, Seddar Yavuz, deklaroi se ekipet e emergjencës po vazhdonin inspektimet në terren në të gjithë provincën dhe zonat përreth pas tërmetit.
“Deri më tani, nuk kemi marrë asnjë raport për incidente negative. Ekipet tona po vazhdojnë inspektimet në terren“, vuri në dukje Yavuz.
Turqia ndodhet në majë të vijave të mëdha të çarjeve dhe tërmetet janë të shpeshta.
Në vitin 2023, një tërmet me magnitudë 7.8 vrau më shumë se 53,000 njerëz në Turqi dhe shkatërroi dhe dëmtoi qindra mijëra ndërtesa në 11 provinca jugore dhe juglindore. 6,000 njerëz të tjerë u vranë në pjesët veriore të Sirisë fqinje.
