Skip to content

Qeveria Kurti me vendim të rëndësishëm për pagat (Kush perfiton)

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti në mbledhjen e Qeverisë tha se do të ndahen mjetet për RTK-në, e ato janë nga kategoria e kursimeve. Ai tha se kjo zgjidhje është veçse një improvizim i detyruar.

“Që në muajin gusht ne e bëmë një zgjidhje të përkohshme duke dhënë overdraftin për RTK me shpresën që pas konstitutimit të Kuvendit të Kosovës dhe themelimin e komisioneve parlamentare ët arrihet zgjidhja e duhur për të cilat kishin përgjegjësi të gjitha partitë politike.

Ne nuk kishim votat e mjaftueshme pasi partitë e tjera refuzuan kategorikisht pagat për RTK. Siç ka paralajmëruar ministri Hekuran Murati në konferencën për media, kemi shqyrtuar disa opsione të mundshme për të dalë nga kjo situatë.

LEXO EDHE:  Boksieri shqiptar e pëson keq, nokautohet frikshëm në raundin e parë

Në këtë mbledhje po ndajmë mjetet e nevojshme nga kategoria e kursimeve. Kjo zgjidhje e sotme apo më mirë të themi kjo mënyrë e tanishme është veçse një improvizim i detyruar pas përpjekjeve tona të vazhdueshme për ta miratuar aty buxhetin e RTK-së”, tha Kurti.

Published inNews