Skip to content

“Komandant, jam ushtari yt!”, Edi Rama degjeneron Tërmet Peçin në mbledhjen me dyer të mbyllura në Gjirokastër: Mos na çaj by**ën!

Në një mbledhje të tensionuar të Asamblesë së Partisë Socialiste për qarkun e Gjirokastrës, e mbajtur në ambientet e teatrit të qytetit, kryeministri Edi Rama ka lëshuar akuza të forta dhe sulme direkte ndaj figurës simbol të Tepelenës, Tërmet Peçit. Takimi, i cili pritej të ishte rutinë organizative, u kthye në një “gjyq” publik për Peçin.

Akuzat: Sabotim, lajme të rreme” dhe goditje pas shpine

Sipas burimeve nga takimi, Rama e ka akuzuar hapur Peçin si autorin e prapaskenave dhe sulmeve ndaj figurave të tjera socialiste në qark.

Sulmi ndaj Flamur Golemit: Peçi akuzohet se ka orkestruar sulme personale dhe shpifje (përfshirë përhapjen e lajmeve të rreme për gjendjen shëndetësore/SIDA) ndaj kryebashkiakut të Gjirokastrës, Flamur Golemi.

LEXO EDHE:  I fundit - Kompesimet, dalin detajet e plota se si t’i merrni leket. Ja kush perfitojne (E plote...)

Pengimi i Gramos Sakos: Rama e ka cilësuar Peçin si pengesë për punën e Gramos Sakos në Tepelenë, duke e akuzuar se ka instaluar “klanin” e tij (kunatin dhe njerëzit e afërt) në administratë për të ruajtur kontrollin.

Sabotimi në Përmet: Akuzat u shtrinë edhe më gjerë, ku Peçi u bë përgjegjës për përdorimin e njerëzve të tij për të sabotuar strukturat e PS-së në Përmet.

Përplasja në sallë: “Jam ushtari yt” vs “Mos na çaj by**ën”

Gjatë debatit, tonet kanë qenë mjaft të ashpra. Tërmet Peçi ka tentuar të mbrohet duke përdorur tone servilizmi politik, duke i thënë Ramës: “Komandant, unë jam ushtari yt!”

LEXO EDHE:  BENI KUJDES - Jepet alarmi qe prek te gjithe qytetaret shqiptare, ja c’po ndodh (Detajet)

Mirëpo, kjo deklaratë nuk e ka zbutur kryeministrin, i cili i ka prerë fjalën menjëherë me një gjuhë brutale:

“Nuk ka fjalë për ty sot. Ka njerëz shumë më të mirë se ty në këtë sallë. Thashethemet që nisin nga kalaja e Ali Pashait nuk ndikojnë në punën e qeverisë sime.”

Në mbyllje të takimit, Rama ka përdorur një fjalor rruge për të vulosur degradimin e pozitës së Peçit brenda strukturave, duke i thënë tekstualisht: “O Tërmet, mos na çaj by**en”*, dhe është larguar menjëherë nga takimi.

LEXO EDHE:  LAJMI I FUNDIT! Specialja merr vendim për Thaçin

Fundi i “epokës” Peçi?

Ky  sulm i hapur në prani të të gjithë strukturave të qarkut tregon një krisje të pariparueshme. Përdorimi i emrit të Gramos Sakos si pasues dhe izolimi i Peçit për shkak të ” intrigave” krahinore, sinjalizon se kryebashkiaku i Tepelenës mund të jetë drejt shkarkimit ose mënjanimit total nga funksionet politike në zgjedhjet e ardhshme.

Rama duket se ka vendosur të pastrojë “ishujt” e pushtetit lokal që sfidojnë hierarkinë e re të partisë në jug.

Published inLAJME