Skip to content

Revolta shkund qeverinë, paralajmërohet “prerje kokash”? Flitet se Rama…

Balla dhe Rama flasin për dialog dhe reflektim, teksa përmenden edhe ata që kanë abuzuar me pushtetin…

Pas sulmeve, linçimeve dhe shtyrjes së protestuesve drejt dhunës, duket se Edi Rama ka vënë në zbatim planin B për të shuar protestën.

Qytetarët kanë 33 ditë që protestojnë dhe sot janë dhënë sinjale se Rama pritet të nisë një furtunë spastrimesh, si manovër për të zbutur revoltën qytetare.

Ka qenë kreu i grupit socialist, Taulant Balla, i cili akuzoi një pjesë të protestuesve për dhunën e ushtruar gjatë tubimit, ndërsa theksoi se qytetarët që protestojnë në mënyrë paqësore duhet të ndahen nga ata që, sipas tij, e kanë marrë peng protestën.

LEXO EDHE:  Aksident i rëndë në vend - Dy automjete përplasen ‘kokë më kokë’, një prej makinave përfundon në kanal (Detaje)

“Po si kujtoni ju se populli është budalla? Po shqiptarët e njohin ujkun edhe kur maskohet si mama dhia, lëre më si flamingo. Nuk e fshehni dot egërsinë talebane nën pendët e bukura rozë. Qytetaria e bukur e bulevardit të flamingove u distancua përfundimisht nga dhuna e këtyre mbeturinave politike e sociale që morën peng protestën”, shkruan Balla.

Teksa më pas shtrin dorën e dialogut, Balla deklaron se janë gati të dëgjojnë shqetësimet edhe për ata që abuzojnë me karrigen e pushtetit. Pra, me gjasë do të nisë “prerja e kokave”.

LEXO EDHE:  Deklarata e forte brenda PD: Ish-burri i një deputeteje të PD rrahu Flamur Nokën në Itali, ku..

“Edhe pak dhe do të vijë natyrshëm koha e dialogut me ata që kishin arsyet e tyre legjitime për të protestuar. Që nga shqetësimet për natyrën deri te zemërimi ndaj atyre që shpërdorojnë besimin mbi karrigen e pushtetit, dëgjimin dhe reflektimin tonë”, shprehet Balla.

Më pas erdhi një reagim disi i ngjashëm nga vetë kryeministri Rama, i cili pasi sulmon ‘personat e dhunshëm’ flet për reflektim.

“Kalimi në dhunë fizike është e vetmja gjë që mund të prodhojë tanimë korja e zezë e dështakëzemërakëve të bulevardit politiko-mediatik të Tiranës, koleksionistëve të precedentëve kriminalë dhe duarve të huaja pas tyre! Duhet akoma durim e pastaj i vjen radha reflektimit”, shkruan Rama.

LEXO EDHE:  Tragjedi, humb jetën në kantierin e ndërtimit punëtori shqiptar

Nën rrogoz flitet se Rama pritet të bëjë ndryshime në qeveri dhe në nivele të tjera të administratës, kjo për shkak të presionit të protestave. Sot sinjalet janë dhënë, teksa kjo pritet të jetë lëvizja e radhës, me shpresën se revolta do të shuhet. Ndonëse qytetarët e kanë bërë të qartë se nuk ka dialog dhe se kushti kryesor është largimi i Ramës.

 

Published inLAJME