Skip to content

Aksident tragjik, vdes një 19 vjeçar

Një aksident me pasojë vdekjen e një të riu është regjistruar këtë të enjte në aksin rrugor “Elbasan–Librazhd”.

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Mengël, ku automjeti që drejtohej nga shtetasi K. B., 19 vjeç, ka dalë nga rruga.

Si pasojë e aksidentit, 19-vjeçari ka humbur jetën.

Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet përkatëse, ndërsa grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit.

Published inLAJME