Skip to content

Mbyllen zgjedhjet ne PD, Salianji nxjerr “sekretin” e pabesueshëm nga votimet për Berishën…

Ish-deputeti demokrat, Ervin Salianji, i cili u përjashtua nga gara për kryetar në zgjedhjet që po mban sot PD, ka reaguar përsëri duke vënë në dukje numrin e ulët të pjesëmarrjes së bazës dhe anëtarësisë demokrate në këtë “proces farsë” siç e cilëson.

Me një postim në rrjetin social, ish-ligjvënësi që etiketohet politikisht i “vetëpërjashtuar” nga selia blu, nënvizon se kjo ishte një “braktisje totale e farsës për të uzurpuar PD-në”.

“Braktisje totale e farsës për të uzurpuar PDSh! Demokratët përbuzën dhe poshtëruan provokimin për gjasme zgjedhje; pjesëmarrja ne degët qendër qarku deri në përfundim në orën 18:00”, shprehet Salkianji.

LEXO EDHE:  Irani zyrtar kërcënon Britaninë: Jeni në luftë duke lejuar SHBA-në të përdorë bazat ushtarake

Më tej ai jep edhe shifrat e pjesëmarrjes në rrethe dhe e mbyll duke theksuar se:

“Tani teatri me shtyrje orari ishte i tepërt, votojnë miliona shqiptarë dhe nuk shtyhet si mund të shtyhet tek degët e mëdha që në total kanë as 20.000 votues sipas uzurpatorit por ndërkohë nuk kanë votuar as 4000 gjithsej!”

Në zgjedhjet e sotme anëtarësia votoi për kandidatin e vetëm, kryetarin Sali Berisha, i cili e ka quajtur procesin referendum.

Ai shprehet për pjesëmarrjen se ishte e ulët dhe ndan shifrat e votimit nëpër degët e PD në Shqipëri:

LEXO EDHE:  I FUNDIT - Sulm me arme ndaj kryetarit te bashkise, plagoset rende

“Votues që morën pjesë: 3,885

-Tiranë 1,072
-Durrës 321
-Kukës 370
-Korçë 165
-Dibër 194
-Lezhë 345
-Elbasan 256
-Berat 141
-Vlorë 210
-Gjirokastër 120
-Fier 220
-Shkodër 471”.

Published inLAJME