Skip to content

Selvija zbulon sekretin e Shpat Kasapit para tragjedisë: Ishim duke…

Ndarja e parakohshme nga jeta e Shpat Kasapit në moshën 40-vjeçare ka zbuluar një të vërtetë prekëse mbi jetën e tij private, e cila ishte mbajtur larg syve të publikut kohët e fundit.

Vetëm pak muaj më parë, çifti kishte konfirmuar ndarjen dhe problemet në martesë, me Selvijen që deklaronte se do të jetonte vetëm për veten dhe djalin.

Por, mes dhimbjes së madhe, është zbuluar se dyshja kishte lënë pas mosmarrëveshjet dhe kishte realizuar një ribashkim të fshehtë.

Në postimin e saj rrëqethës pas tragjedisë, Selvije zbuloi se ata jo vetëm që ishin bashkë, por kishin nisur planet për një jetë të re në Itali.

LEXO EDHE:  SHOKUERS! Kjo është gazetarja që nuk e kursen Shpat Kasapin as për së vdekuri

Qëllimi madhor i këtij ribashkimi dhe zhvendosjeje ishte shëndeti i djalit të tyre, Roelit.

Ajo shkroi: “Sa të lumtur ishim që më në fund Roelit po i bëheshin dokumentet në Itali, që të mund ta çonim sa më shpejt te logopedët më të mirë… Sa të afërt kemi qenë, sa bashkëpunues në privatësinë tonë.”

Fatkeqësisht, këto plane për një fillim të ri u prenë në mes tragjikisht, me artistin që ndërroi jetë në krahët e partneres së tij, pikërisht në momentin kur po përpiqeshin të ndërtonin të ardhmen për djalin e tyre.

LEXO EDHE:  Me zërin që i dridhej dhe me lot në sy , Sinan Hoxha bën veprimin e madh për Shpatin në koncert (VIDEO)

Published inNews