Skip to content

E pabesueshme/ Deputetja e Ramës shfaqet në protest

Deputetja Marjana Koçeku, e cila pak ditë më parë njoftoi largimin e saj nga grupi parlamentar i Partisë Socialiste dhe kalimin si deputete e pavarur, është parë këtë të shtunë mes protestuesve.

Nga pamjet e publikuara, Koçeku shfaqet pranë qytetarëve që janë mbledhur në protestën kundër qeverisë, ku një nga kërkesat kryesore është largimi i kryeministrit Edi Rama.

Vendimi i saj për t’u shkëputur nga PS-ja u shoqërua me një reagim publik, ku theksoi se parimet dhe bindjet personale nuk mund të vihen në funksion të interesave partiake.

LEXO EDHE:  I FUNDIT, Shperthen lufte e re mes dy shteteve, Trump i pajtoi disa muaj me pare

“Prej sot jam deputete e pavarun. Idealet e vlerat e mia janë ato që i kam pasë e i kam shprehë qysh para se me u asociu me nji parti. Ato m’i diftojnë kufijtë”, u shpreh Koçeku në deklaratën e saj.

 

Published inLAJME