Skip to content

‘Shpat, Xheneti te…’ – fansat publikojnë këngën prekëse për artistin e ndjerë! Merr mijera klikime (VIDEO)

Humbja e papritur e këngëtarit të njohur Shpat Kasapi ka tronditur mbarë publikun shqiptar, por njëkohësisht ka sjellë edhe një reagim të fortë emocional nga fansat e tij.

Në rrjetet sociale është publikuar tashmë një këngë/homazh e realizuar nga ndjekësit, e cila i dedikohet artistit që u shua në kulmin e jetës dhe karrierës. Videoja përmban foto të Shpatit ndër vite, ndërsa teksti mban mesazhe prekëse si:

“R.I.P – Qe do të bëheshin këngë për ikjen tënde nga kjo jetë, o artist… nuk e menduam kurrë kaq shpejt.”

LEXO EDHE:  Zbulimi tronditës! Si u përfshi Vuçiç në vrasjet me snajper në...

Kjo iniciativë ka prekur zemrat e mijëra fansave që po e shpërndajnë videon masivisht, duke e kthyer atë në një simbol të kujtimit dhe respektit për artistin që dhuroi emocione e buzëqeshje për më shumë se dy dekada.

Komentet në rrjet janë të mbushura me lot, kujtime dhe falënderime për muzikën që ai la pas:

“Shqipëria humbi një artist të dashur.” “Do të jetosh përmes këngëve të tua.” “Prehu në paqe Shpat.”

Ndërsa familja dhe kolegët përballen me dhimbjen e madhe, fansat kanë zgjedhur artin si mënyrën më të bukur për ta kujtuar përgjithmonë Shpat Kasapin.

Published inNews