Skip to content

Shpërthimi në veri, flet Albin Kurti

Kryeministri ne detyre i Republikës së Kosoves, Albin Kurti, ka kujtuar sulmin terrorist në kanalin e lbër-Lepencit në Zubin-Potok, që ndikoi jashtezakonisht shume ne infrastrukturën hidrologjike te vendit.

Kurti pershëndeti reagimin institucional të bërë fiks nje vit me pare, duke thêne se veprimet profesionale dhe të suksesshme të institucioneve siguruan që të ketë rrjedhje të mjaftueshme të ujit për ftohjen e termoelektranave dhe mirembajtjen e prodhimit te energjisë elektrike.

“Në afat rekord prej vetem një muaji akuadukti i dëmtuar u rindërtua, rrjedha e ujit bashkë me sistemin u rikthyen në kapacitete te plota operative.

LEXO EDHE:  'Do t’kallet Ledri Vula', zbulohen dy emrat e parë që do të jenë pjesë e Big Brother Vip Albania 5

Përgjigjja jonë deshmoi aftësinë e lartë reaguese të ndërmarrjeve publike dhe institucioneve shteterore.

Shteti dhe Republika triumfuan persëri perballë grupeve ekstremiste dhe terroriste që mbështetjen e financimin e gjejne te Beogradi zyrtar, e inspirimin dhe metodat i gjejnë te Rusia

Sulmi ndaj infrastrukturës kritike në lbër Lepenc i ngjasonte sulmeve ruse ndaj rrjetit energjetik të Ukrainës” u shpreh Kurti.

Published inNews